Gjuhë Angleze


- www.donati1.blospot.com -



Gjuhë angleze


   Gjuha angleze apo anglishtja (anglisht English language) është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh tjera. Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës. 

   Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”.

   Anglishtja i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane dhe degës së gjuhëve gjermanike. Rrjedh nga gjuha e vjetër e anglo-saksonëve, paraardhësve të anglezëve, që u dyndën në Gadishullin Britanik në mesjetën e hershme. Mirëpo gjatë historisë është ndikuar nga një numër i madh i fjalëve latine e frënge dhe është thjeshtuar në gramatikë duke dalluar nga gjuhët e tjera gjermanike që flitet në Evropën kontinentale.




Kryesore:
  • Gjuha angleze është gjuha më e frekuentuar në botë.
  • Gjuha angleze bën pjesë në familjen e gjuhëve gjermane të gjuhëve indo-evropiane.



- www.donati1.blogspot.com -

1 comment:

Post a Comment

Për të komentuar selekto Name/URL tek Comment As dhe pastaj tek Emri shkruani Emrin tuaj, kurse tek URL shkruani www.donati1.page.tl