Gjuha shqipe
Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane që flitet në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë, Serbinë jugore dhe nga shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë dhe në Sicili, në jug të Greqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Shqipja është një ndër gjuhët moderne që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.
Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë në jug, të ndara afërsisht nga Lumi Shkumbin. Gegërishtja dhe Toskërishtja janë degëzuar për së paku një mijëvjeçar, dhe format e tyre më pak ekstreme janë ndërsjellash të kuptueshme. Gegërishtja ka nën-variantet më të dallueshme, prerjet të cilat janë lloje më veriore dhe lindore, që përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës, rajonin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të bregut të Kroacisë, Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin e shekullin XVIII nga refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të Malit të Zi, Tivarit, ka rreth 2.000 folës të gjuhës shqipe.
Toskërishtja dhe Gegërishtja kanë dallime fonetike, morfologjike apo dallime në fjalor. Dallimet fonetike janë të pakta dhe disa nga to janë: â hundore e gegërishtes me ë-në e Toskërishtes ( nâna - nëna ; bâni - bëri) n-ja e Gegërishtes me r-në e Toskërishtes ( syni - syri )etj. Ato morfologjike Tosk - Gegë: të punoj - me punue etj. Disa nga dallimet në fjalor Toskërisht- Gegërisht janë: dhelpër - skile, gjalpë - tlyn, fshat - katund etj.
Kryesore:
- Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane.
- Gjuha shqipe është degë më vete, pra nuk bën pjesë në ndonjë familje të gjuhëve indoevropiane.
- Gjuha shqipe ka dy dialekte: toskërisht dhe gegërisht.
No comments:
Post a Comment
Për të komentuar selekto Name/URL tek Comment As dhe pastaj tek Emri shkruani Emrin tuaj, kurse tek URL shkruani www.donati1.page.tl