Ç'është gjeografia?
Gjeografia (nga greq. γη / γαια, gi / gea - tokë, dhe γραφειν, grafin - shkruaj, (për) shkrim) është shkenca që studion, përshkruan, sqaron dhe e riparaqet tokën në pamjet e saj fizike, si edhe hapësirën, mjedisin dhe vendin e jetesës , ndërveprimin dhe pasojat e organizmave, gjallesave të sipërfaqes së saj. Pra, ajo studion trojet, qofshin ato natyrore apo njerzore, dhe ecuritë (proçeset) që i ndikojnë ato, si dhe pse ato ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe si ato ndryshojnë në hapësirë.
Degët e gjeografisë
Gjeografia si shkencë ndër më vjetrat ndahet në:
- Gjeografinë përgjithshme (natyrore) dhe në
- Gjeografinë shoqerore.
Gjeografia e përgjithshme (natyrore) ndahet në:
- Gjeomorfologjia
- Gjeologjia
- Klimatologjia
- Hidrologjia
- Pedogjeografia
- Biogjeografia
- Paleogjeografia
Gjeografinë shoqërore (Antropogjeografike) ndahet në
- Demografia
- Gjeografia e vendbanimeve
- Gjeografia ekonomike
- Gjeografia politike
- Gjeografia sociale
Kohëve të fundit gjeografisë së përgjithshme i bashkohet edhe gjeoekologjia. Dikur në kuader të gjeografisë fizike kanë qenë edhe gjeografia matematike gjegjësisht gjeografia astronomike me gjeodezinë dhe hartografinë, por pasi që janë zhvilluar si shkenca në vete nuk mund të radhiten në sistemin e gjeografisë së përgjithshme.
Gjeografia është një lëndë shumë e rëndësishme sepse tregon tërësinë territoriale dhe studion gjeografinë e një vendi dhe të botës.Ka shumë zbulime të rëndësishme gjeografike p.sh zbulimi i Amerikës,Australisë,Antartikut etj.. Zbulime gjeografike mund të quajmë edhe zbulimet natyrore të një vendi.
Kryesore:
- Gjeografia është shkencë natyrore dhe shoqërore dhe studion trojet, qofshin ato natyrore apo njerzore, dhe ecuritë (proçeset) që i ndikojnë ato, si dhe pse ato ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe si ato ndryshojnë në hapësirë.
- Gjeografia ndahet në gjeografi natyrore dhe shoqërore.
- Zbulimet më të mëdha në gjeografi janë: zbulimi i Amerikës, i Australisë, Antartikut etj.
- www.donati1.blogspot.com -
No comments:
Post a Comment
Për të komentuar selekto Name/URL tek Comment As dhe pastaj tek Emri shkruani Emrin tuaj, kurse tek URL shkruani www.donati1.page.tl