Ç'është fizika?
Fizika (greq. φυσική, fyziké = e natyrës) është dega e shkencës e cila merret me zbulimin dhe analizimin e fenomeneve fizike, çka përfshin studimin e lëndës dhe lëvizjen e saj në fabrikën e hapësirë-kohës, si dhe konceptet e forcës dhe energjisë. Në mënyrë më të përgjithsme ajo cilësohet si shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore.Fizika njihet si "shkencë themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme, veçoritë e të cilave varen nga ligjet e fizikës.
Zhvillimet në fizikë janë të lidhura ngushte me sektorin teknologjik, si dhe kanë infleunca shumë të thellë në shkencat e tjera , përfshirë matematikën dhe filozofinë. Për shembull, zhvillimi i teorisë së elektromagnetizmit çoi në krijimin e pajisjeve të shumta elektrike (televizori, kompjuterat, pajisjet shtepiake.); zhillimet në termodinamikë çuan në zhvillimin e mjeteve të motorizuara për transportin, si motori me avull; zhvillimet në mekanikë motivuan dhe ndihmuan në zhvillimin e analizës matematikës , kimisë kuantike , dhe përdorimit të pajisjeve eksperimentale si mikroskopi elektronik në mikrobiologji.
Fizika ndahet në dy disiplina: në fizikën teorike dhe fizikën eksperimentale. Fizika teorike merret kryesisht me formalizimn teorik te dukurive i cili bazohet ne koncepte matematike, ndërsa fizika eksperimentale merret me rikrijimin dhe matjen e dukurive të njohura natyrore . Megjithë kerkimet e shumta akoma kanë ngelur disa probleme të pazgjidhura në fizikë si dhe fusha të shumta kerkimi të cilat nuk janë eksploruar ende plotësisht.
Kryesore:
- Fizika është shkencë natyrore e cila i studion dukuritë fizike në natyrë dhe ligjet e tyre.
- Fizika është shkencë themelore e disa shkencave të tjera dhe "bazë" e zhvillimit të teknologjisë.
- Fizika ndahet në dy disiplina: fizikën teorike (formalizimi teorik i dukurive) dhe fizikën eksperimentale (rikrijimin dhe matjen e dukurive të njohura).
Fotografi nga temat e ndryshme të fizikës dhe fizikant të njohur:
Atomi
Albert Einstein
Polet e magnetit
- www.donati1.blogspot.com -
No comments:
Post a Comment
Për të komentuar selekto Name/URL tek Comment As dhe pastaj tek Emri shkruani Emrin tuaj, kurse tek URL shkruani www.donati1.page.tl