
1989
Revokimi i autonomisë së Kosovës sipas amendamenteve të
kushtetuës serbe, duke e çuar provincën nën kontrollin direkt të Beogradit.
Sllobodan Millosheviç zgjidhet president i Serbisë.
1990
Mijëra shqiptarë të Kosovës marrin pjesë në revolta.
Beogradi fuqizon Ushtrinë Jugosllave dhe praninën e policisë serbe në provincë.
Vendoset ligji i luftës.
Korrik -- drejtuesit shqiptarë të Kosovës deklarojnë
pavarësinë. Serbia shpërndan kuvendin e provincës.
Në shtator më shumë se 100,000 punonjës shqiptarë të Kosovës
të kompanive dhe institucioneve shtetërore hiqen nga puna. Institucionet
kulturore shqiptare të Kosovës shtypen dhe pezullohet edukimi në gjuhën shqipe,
për t’u rivendosur në vitin 1994.
1991
Shqipëria njeh Republikën e vetëshpallur të Kosovës.
1992
Prill -- në vazhdim të ndarjes së Bosnje-Hercegovinës,
Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë nga Republika Federale Socialiste e
Jugosllavisë, Serbia dhe Mali i Zi nga Republika Federale e Jugosllavisë.
Shqiptarët e Kosovës zhvillojnë një plebishit të
vetëorganizuar, të papranuar nga Beogradi ose ndonjë qeveri e huaj. Shkrimtari
Ibrahim Rugova, një ithtar i “qëndresës pasive”, zgjidhet president i
Republikës së vetëshpallur të Kosovës dhe krijohet një kuvend i provincës.
1995
Korrik – Gjykata serbe dënon 68 shqiptarë të Kosovës, të
akuzuar se kanë krijuar një forcë policore paralele, me tetë vjet burgim.
Gusht -- Një veprim i autoriteteve serbe për të vendosur
disa qindra refugjatë serb të Kroacisë në Kosovë shkakton protesta midis
shqiptarëve etnik.
1996
Një grup rebel separatist, që e quan veten Ushtria
Çlirimtare e Kosovës (UÇK), shfaqet për herë të parë, duke pretenduar
përgjegjësinë për një sërë bombardimesh dhe sulmesh kundër policisë serbe dhe
zyrtarëve shtetërorë.
1997
UÇK vë në skenë disa sulme kundër drejtuesve serb, policisë
dhe shqiptarëve të Kosovës që bashkëpunojnë me serbët. Serbët etnik përzihen
nga shumë fshate të përzjera.
Tetor -- Demonstrat e studentëve shqiptarë të Kosovës
shtypen nga policia serbe, duke nxitur sulme të reja të UÇK-së.
1998
Shkurt-Mars -- Serbia fillon të marri masa të ashpra në
Kosovë. Dhjetëra njerëz vriten dhe qindra mijëra civilë, shumica shqiptarë të
Kosovës, detyrohen të lenë shtëpitë e tyre.
Prill -- 95% e serbëve votojnë në një referendum kundër
ndërmjetësimit ndërkombëtar në Kosovë.
Maj -- Millosheviçi dhe Rugova zhvillojnë për herë të parë
bisedime, por si pasojë e ofensivës serbe në Deçan që shkaktoi vdekjen e disa
dhjetëra shqiptarëve të Kosovës, pala shqiptare refuzon të marri pjesë në
takime të mëtejshme.
Shtator -- Njëzet e dy shqiptarë të Kosovës u gjetën të
masakruar në qendrën e Kosovës si pasojë e sulmeve serbeve në rajon. Këshilli i
Sigurimit të OKB-së miraton një rezolutë, duke bërë thirrje për një armëpushim
në Kosovë dhe duke paralajmëruar autoritetet e Beogradit se ato mund të
përballen me “masa shtesë” nëse ata nuk binden.
Tetor -- Duke u përballur me një kërcënim të NATO-s për
sulme ajërore kundër objektivave ushtarakë serb dhe nën një marrëveshje të
ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA-së Riçard Hollbruk, Millosheviç bie dakort
të tërheqi disa trupa dhe të lejojë 2,000 monitorues të OSBE-së në Kosovë.
Dhjetor -- Tridhjetë e gjashtë luftëtarë të UÇK-së vriten
nga forcat serbe në përplasjen më të keqe që prej armëpushimit. Gjashtë serbë
vriten në një kafene, duke ngjallur protesta të gjera të serbëve. Luftime të
reja në veri shkaktojnë të paktën 15 të vdekur.
1999
Janar – Trupat e 45 shqiptarëve etnik zbulohen në fshatin
Racak.
Shkurt-Mars -- Zhvillohen bisedimet e paqes në Rambuje,
Francë, të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët me përfaqësuesit e palëve në
konflikt. Bisedimet ndërpriten më 19 mars mbasi përfaqësuesit serb refuzojnë
marrëveshjen e propozuar, e cila u firmos nga pala shqiptare kosovare.
20 mars – Largohen monitoruesit ndërkombëtar të paqes, duke
bërë thirrje për siguri dhe mundësinë e sulmeve ajërore të NATO-s.
25 mars -- NATO fillon sulmet ajërore kundër Jugosllavisë.
10 qershor -- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier
Solana anullon sulmet ajërore. Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton Rezolutën
1244, duke ftuar Jugosllavinë të pranojë një marrëveshje politike, duke
përfshirë një përfundim të menjëhershëm të dhunës dhe një tërheqje të shpejtë
të forcave ushtarake, paraushtarake dhe policore. Duke vendosur Kosovën nën
administrimin e OKB-së, rezoluta po ashtu autorizon krijimin e UNMIK-ut nën
administrimin e një force paqëruajtëse të drejtuar nga NATO (KFOR).
2001
Nëntor -- Kosova zhvillon zgjedhjet e para të përgjithshme
demokratike, të fituara nga Lidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Rugova
(LDK).
2002
Shkurt -- Rugova zgjidhet presidenti i Kosovës, ndërsa
Bajram Rexhepi emërohet kryeministër.
2003
14 tetor – Drejtuesit serbë dhe shqiptarë të Kosovës takohen
në Vjenë për bisedimet e tyre të para ballë për ballë që prej përfundimit të
konfliktit të viteve 1998-1999.
Dhjetor -- OKB harton një grup standartesh që duhet të
arrijë Kosova për bisedimet e përcaktimit të statusit të saj përfundimtar që do
të fillojë në vitin 2005.
2004
Mars -- Tre ditë konfrontime etnike -- më të këqijat që prej
fundit të konfliktit të viteve 1998-1999 -- shkaktojnë 19 të vdekur dhe qindra
të tjerë të plagosur. Qindra shtëpi dhe dhjetëra monumente fetare dëmtohen dhe
shkatërrohen gjatë përplasjeve nëpër provincë.
Tetor -- Presidenti Rugova rizgjidhet mbasi LDK fiton
zgjedhjet e përgjithshme, të bojkotuara nga serbët e Kosovës. Ish-komandanti i
UÇK-së dhe drejtuesi i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës Ramush Haradinaj
kryeson qeverinë si kryeministër.
2005
Mars -- Haradinaj jep dorëheqjen si kryeministër i Kosovës
për t’u përballur me akuzat e krimeve të luftës në Gjykatën Ndërkombëtare të
Krimeve për ish-Jugosllavinë (ICTY). Bajram Kosumi e zëvendëson atë në këtë
detyrë.
2006
21 janar -- President Rugova ndron jetë nga kanceri në
mushkëri në shtëpinë e tij në Prishtinë për t’u zëvendësuar në muajin e
ardhshëm nga Fatmir Sejdiu.
20 shkurt -- Hapen në Vjenë bisedimet direkte të financuara
nga OKB-ja midis zyrtarëve serbë dhe shqiptarë të Kosovës mbi statusin e
ardhshëm të provincës. Negociatat drejtohen nga i dërguari i Sekretarit të
Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan, ish presidenti finlandez Marti Ahtisaari.
Mars -- Duke u përballur me kritika nga vetë partia e tij,
Kosumi jep dorëheqjen si kryeministër dhe zëvendësohet nga ish komandanti i
UÇK-së Agim Çeku.
Tetor -- Votuesit serb miratojnë në një referendum kushtetutën
e re, duke përshkruar Kosovën si një pjesë të patjetërsueshme të territorit të
vendit.
2007
2 shkurt -- I dërguari i posaçëm i OKB-së, Marti Ahtisari,
paraqiti një projekt-propozim për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai kërkonte
të mbronte minoritetet e Kosovës ndërkohë që i jepte provincës të drejtën të
bëhej pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të miratonte simbolet kombëtare.
26 Mars -- Ahtisari raporton në Këshillin e Sigurimit të
OKB-së. Ai shprehet se Beogradi dhe Prishtina nuk mund të arrijnë një
marrëveshje dhe se pavarësia e mbikëqyrur nga ndërkombëtarët është e vetmja
përgjigje për Kosovën.
3 Prill -- Këshilli i Sigurimit të OKB-së fillon diskutimin
e planit të Ahtisarit, i cili pranohet nga drejtuesit shqiptarë por
kundërshtohet nga Beogradi.
20 Korrik -- Një projekt-rezolutë e Këshillit të Sigurimit e
bazuar në planin e Ahtisarit arkivohet për shkak të kundërshtimit nga Rusia.
10 Gusht -- Një "trojkë" negociuesish që
përfaqësojnë BE-në, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë fillon një cikël të ri
bisedimesh mbi statusin e Kosovës.
29 Nëntor -- Bisedimet e drejtuara nga trojka përfundojnë pa
një marrëveshje.
2008
16 Janar -- Këshililli i Sigurimit të OKB-së takohet për të
diskutuar Kosovën, por është i ndarë lidhur me këtë çështje.
28 Janar -- Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë një
mision të planifikuar në Kosovë.
17 shkurt -- Parlamenti i Kosovës voton për të shpallur
pavarësinë nga Serbia. Kosova u njoh më pas si një shtet i pavarur nga Shtetet
e Bashkuara, disa vende të BE dhe vende të tjera anembanë globit.
No comments:
Post a Comment
Për të komentuar selekto Name/URL tek Comment As dhe pastaj tek Emri shkruani Emrin tuaj, kurse tek URL shkruani www.donati1.page.tl